fbpx

NESËR VENDIMI MBI MASAT KUNDËR COVID-19,NË KATËR DITËT E FUNDIT GJASHTË TË INFEKTUAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20 gusht 2020. Nëse masat e tanishme prandaluese kundër kovid-19 mbeten në fuqi apo kufizimet do të lehtësohen, do të dihet të premten (21 gusht), kur është caktuar të mbahet seanca e Shtabit për situata emergjente në Bujanoc, me ç’rast do të merret në konsideratë situata epidemiologjike në komunë.

Masat që janë në fuqi posaçërisht po godasin sektorin e gastronomisë, për shkak të ndalimit të punës pas orës 21:00, ndërkohë që janë goditur edhe bujqit pas mbylljes së tregut të gjelbër, në kuadër të masave që ende janë në fuqi.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr Llella Jovanoviq, tha në fillim të kësaj jave se situata epidemiologjike në Bujanoc paska ishte përmirësuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Shtëpia e shëndetit nga e enjtja, është konfirmuar se në katër ditët e fundit me kovid-19 janë prekur edhe gjashtë qytetarë të tjerë, ndërkohë që janë duke u pritur rezultatet edhe nga testimi i 17 mostrave të tjera.

Dr. Jovanoviq nuk ka dashur të komentojë spekulimet se në seancën e nesërme Shtabi do të marrë vendim për lehtësimin e masave, duke thënë se nuk mund t’i paragjykojë se çfarë do të vendoset për këtë çështje.

Situata emergjente në komunën e Bujanoc është shpallur më 17 korrik.

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 173 raste të kovid-19.




Leave a Reply

Your email address will not be published.