fbpx

PËR HERË TË PARË NJË GRUA KRYETARE E TËRGOVISHTËS

Bujanoc, Tërgovishtë, 20 korrik 2020 (Foto nga arkivi personal) -Milana Stojanoviq – Zlatkoviq është gruaja e parë në historinë e Trgovishtës që zgjidhet për kryetare të kësaj komune, ndërkohë është edhe drejtuesja më e re në këtë funksion nga të gjitha komunat në Serbi, shkruan VranjeNews.

Në mandatin e kaluar, ajo kryente funksionin e ndihmëses së kryetarit të komunës.

Ajo është e njohur për publikun e gjerë si personi përgjegjës për organizimin e ngjarjes “Ditët e transformimit” në “Luginën e dhisë” të kësaj komunë.

Është e martuar dhe nënë e një vajze.

Zëvendës i saj, në mandatin katër vjeçar, do të jetë Nebojsha Trajkoviq, ndërsa Aleksandar Koliq u zgjodh kryetar i Kuvendit komunal.

Edhe një grua tjetër, Danijella Zllatanoviq, do të mbajë një pozitë të lartë institucionale, atë të zëvendëses së kryetarit të Kuvendit komunal.

Kryetari i deritanishëm i kësaj komune, Nenad Kërstiq, tani do të ushtroj mandatin e deputetit popullor nga lista e SNS-ës.

Një grua është zgjedhur për kryetare edhe në një komunë tjetër të Qarkut të Pçinjës. Ajo është Aleksandra Popoviq e cila nga zgjedhjet e fundit fitoi edhe një mandat tjetër për njeriun e parë të Komunës së Surdulicës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.