fbpx

Nga nesër orari I punës deri në ora 23.00, tregu ende mbetet i mbyllur

Bujanoc, 21 gusht 2020 – Gastronomia, bastoret, bixhozi dhe lokalet e lojërave do të mund të punojnë deri në ora23.00, si në veranda, pra në ambiente të hapura ashtu edhe në ambiente të brendshme. Kështu vendosi Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit.

Ky vendim hyn në fuqi të shtunën, më 22 gusht.

Tregu i gjelbët dhe ai i bagëtive do të qëndrojnë të mbyllura edhe këtë të hënë, ndërsa hapja e tyre do të shqyrtohet javën e ardhshme.

Dr. Llella Jovanoviq – drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit, tha se këto vendime ishin marrë në bazë të konsultimeve me Shtabin dhe Entin për mbrojtjen e shëndetit Vranjë, dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike në teren.

– Situata në tregjet është kaotike dhe kjo është arsyeja pse unë kërkoj që ato të mos hapen edhe për një kohë, tha ajo.

Deri më tani në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 179 persona të prekur me Covid-19

Jovanoviq tha gjithashtu se situata epidemiologjike është “paksa më e mirë, por nuk është qetësuar”




Leave a Reply

Your email address will not be published.