fbpx

STUDENTËT E BUJANOCIT PËRFUNDIMISHT MORËN NDIHMËN E NJËHERSHME NGA KOMUNA FITUAN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22 gusht 2020. Në llogaritë e 725 studentëve nga komuna e Bujanoc, të premten u paguan gati 10 milion dinarë në emër të ndihmës së njëhershme financiare për vitin shkollor 2019/2020.

Shuma më e madhe – 22,000 dinarë u është ndarë studentëve me notë mesatare nga 9.5 – 10, ndërkaq ndihma më e vogël, duke mos llogaritur studentët e vitit të parë, iu dha studentëve me notë mesatare prej 6.00 – 7.00, të cilëve iu ndanë nga 13,000 dinarë.

Për studentët e vitit të parë, me notë mesatare nga shkolla e mesme prej 4.00 – 5.00, janë ndarë nga 11,000 dinarë, ndërsa për ata me mesatare më të ulët (2.00 – 4.00) janë ndarë nga 5,000 dinarë

Ndihmë të njëhershme financiare prej 15,000 dinarë u është dhënë studentëve që studiojnë në Francë, Austri, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

– Konkursi ishte shpallur më 10 janar të vitit 2020, ndërkaq vendimi për ezeutimin e pagesave është marrë më 7 maj të vitit 2020, mirëpo për shkak të vështirësive financiare me të cilat ishte përballur komuna gjatë mandatit të mëparshëm, pagesa u vonua – thonë nga pushteti lokal.




Leave a Reply

Your email address will not be published.