Bujanoc, 24. 8. 2020. – Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar punimet në asfaltimin e rrugëve.
Kësaj radhe po realizohen punimet në qytetin e Bujanocit, më saktësisht në rrugën V.Vlahoviq.
Qytetarët kanë mirëpritur nisjen e punimeve, ngaqë kjo është një arterie mjaft e frekuentuar që lidhë parkun e qytetit me rrugën që shpie drejt tregut të gjelbërt.
Vlera e këtij projekti është 2.496.000,00 pa TVSH, kurse punët po i realizon kompania “Saba Bellça”.