Ka nisur asfaltimi i rrugës Muhoc- Zarbicë

Bujanoc, 25.8.2020. – Në prani në qytetarëve të shumtë dhe udhëheqësve të pushtetit lokal, ka nisur sot asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë.

Siç njofton faqja zyrtare e komunës së Bujanocit në Facebook, lidhur me këtë ngjarje vendasit kanë organizuar solemnitet rasti me valle me motive kombëtare, transmeton FOLonline.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përfundoj brenda 10 ditësh.

POST:

Asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbincë ka filluar të realizohet në prani të shumë qytetarëve të kësaj ane, të cilët pas një pritje katër vjeçare po jetësojnë ëndrrën e tyre për të pasur një rrugë që mundëson kushte më të mira jetese për banorët e Malësisë së Bujanocit.
Gjatë fillimit të punimeve, mes falemnderimesh dhe mirënjohjesh nga ana e banorëve u prit kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij nga pushteti lokal i Bujanocit, i cili theksoi se premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore po e realizoj brenda një periudhe një mujore të qeverisjes lokale.
Kujtojmë që rruga Muhoc – Zarbincë ka filluar më 4 shkurt 2016, dhe ka filluar të realizohet më 24 gusht 2020. Punimet priten që të përfundojnë brenda 10 ditëve.
Kjo ditë u vlerësua si historike për qytetarët e Malësisë së Bujanocit, të cilët mes lotësh dhe ndjenje krenarie organizuan valle me motive kombëtare enkas për të shënuar këtë ditë.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *