Bujanoc, 26 gusht 2020 (Foto ngaBujanovaçkes: Këshilltarët rreth SNS) – Udhëheqja e Komunës Bujanoc nuk është akoma duke menduar për përfshirjen e mundshme të SNS-it në pushtetin vendor, ka mësuar Bujanovaçke nga burimet e veta.
Sipas informacioneve tona, në fillim të javës u mbajt një mbledhje e drejtuesve të komunës, në të cilën nuk u diskutua për zgjerimin e koalicionit.
Kryetari i Kuvendit, Enver Ramadani (PVD), konfirmoi për Bujanovaçke se në mbledhjen e përmendur nuk ishte diskutuar hyrja e SNS-it në koalicionin qeverisës lokal.
– Kemi pasur një takim joformal për funksionimin e komunës, nuk kemi diskutuar për zgjerimin e koalicionit. Nuk ka asgjë të re për këtë temë, tha Ramadani për Bujanovaçke.
Ai shtoi se partia e tij nuk ka ende një qëndrim zyrtar për këtë çështje:
– Kryetari i partisë, Shaip Kamberi, është në pushime, ndërkaq unë nuk jam personi që mund të vendos dhe të flasë për këtë temë, tha Ramadani.
Bujanovaçke i dërgoi kabinetit të kryetarit të Komunës, Nagip Arifi një kërkesë zyrtare për intervistë, por ende nuk kemi marrë përgjigje.
Sapo Arifi u zgjodh në funksionin e kryetarit të komunës kishte deklaruar se “dera e pushtetit nuk është e mbyllur për serbët”.
Nga ana tjetër, udhëheqësi i progresistëve lokalë, Nenad Mitroviq, tha të martën, për Bujanovačke se, edhe përkundër paralajmërimit, ai ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Nagip Arifi për të biseduar reth kësaj teme.