fbpx

QYTETARËT: TË MOS BËHET PARKING EDHE TROTUARI I RI

Bujanoc, 28 gusht 2020 (Foto nga arkivi) – Lajmet se përfundimisht do të ketë një trotuar normale i bëri qytetarët të lumtur, por gjithashtu shkaktoi edhe shqetësimin e tyre që ai të mos shndërrohet në parking.

Këtë e dëshmojnë komentet e shumta në lajmin tona për rindërtimin e trotuarit në gjatësi prej 2005 metrash përgjatë rrugës kryesore, punime këtoo që filluan të enjten, dhe që sipas autoriteteve, do të zgjasin 90 ditë.

Qytetarëve u kujtohet ajo që kemi shkruar në disa raste, që këmbësorët mezi mund të lëvizin nga automjetet e parkuara.

Kështu ndodhi me anën e majtë të trotuarit nga hyrja e deri në qendër të qytetit.

Shtyllat mbrojtëse, qëllimi i të cilave ishte parandalimi i parkimit, janë hequr dhe trotuari i shtruar me pplaka betoni është shndërruar në parking.

Për më tepër, në çdo kryqëzim ka një shenjë që ndalon parkimin, por kjo thjesht nuk respektohet dhe nuk ndëshkohet.

Për momentin, është duke u hequr shtresa e trotuarit të vjetës nga hyrja në qytet e deri në qendrën e tij.

Vlera financiare e punimeve është rreth 14 milion dinarë, ndërsa ekzekutues i këtyre punëve është Ndërmarrja private ndërtimore Saba Bellça.




Leave a Reply

Your email address will not be published.