Bujanoc, 31 gusht 2020 – Pas një pauze dyjavore për shkak të Covid-19, këtë të hënë sërish është hapur tregu i gjelbërt, por shitja e zakonshme rrugëve afër tregut ishte e ndaluar.
Inspeksioni komunal, së bashku me policinë, me propozim të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, nuk lejon shitjen e produkteve bujqësore dhe mallrave të tjera në rrugë, por detyron shitësit të futen brenda tregut, me kërcënimin e ndëshkimit.
Ndërkohë që atje është aq ngushtë sa që nga tollovia e krijuar as që ëshë mbetur hapësirë për të hyrë në brenda, kështu që shtrohet pyetja logjike nëse ishte e e sa e arsyeshme ndërmarrja e këtyre masave dhe nëse nga kjo tollovi do të prodhohet ndonjë kundërefekt sa i përket luftës kundër Covid-19.
Ngase të gjithë ata që deri më tani shisnin mallrat përgjatë rrugës Mbreti Millutin dhe në rrugët përreth, tani me vete kanë edhe klientët e tyre duke e rritur masën e njerëzve brenda hapësirës së rrethuar të tregut, e cila edhe pse nuk është e pakët, por e pamjaftueshme për t’i zënë të gjithë.
Reporteri i Bujanovaçkes bisedoi me disa shitës, ndërkohë që një grup shitësish në mëngjesin e të hënës iu drejtuan zyrës së kryetarit të komunës për t’u ankuar.