NDOSHTA SERBIA NË VASHINGTON DO TË OFROJ MODELIN E REPUBLIKËS SRPSKA PËR KOSOVËN

Bujanoc, Prishtinë, 1 shtator 2020 – Serbisë do t’i ofrohet në Vashington ajo që nuk mund ta refuzoj dhe nuk di si ta pranojë, një formë e Republikës Srpska dhe kjo është ajo me të cilën të gjithë mund të jenë të kënaqur dhe të gjithë të jenë të pakënaqur, thotë Darko Trifunoviç, drejtor i Institutit për Siguri kombëtare dhe ndërkombëtare, i cili shton se Serbia do të marrë një ofertë befasuese.

Në një intervistë për Kosovo Online, kur u pyet pse mendon se modeli RS do të jetë në tryezë në Shtëpinë e Bardhë, ai përgjigjet:

Sepse është një situatë “vin-vin”. Për të formuar RS në Kosovë, që do të ishin dispozita shtesë për AKS, më saktësisht kompetenca shumë më të mëdha për komunat serbe, si kusht që Beogradi ta njohë Kosovën. Thjesht mendoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse serbët do të kishin pranuar Z4 në Kroaci. Në fillim, serbët ishin kundër Dejtonit, dhe tani ata janë të vetmit që thirren në Marrëveshjen e Dejtonit, kujton Trifunoviq.

Ai shton se Serbia mund të pajtohet me këtë ofertë.

Le të mendojmë pak dhe ta pranojmë. Ne jemi pala e mundur nga viti 1999. Me marrëveshjen e Kumanovës, kemi rënë dakord të tërheqim ushtrinë dhe policinë, dhe ku është populli serb tani në Kosovë? Por le të presim dhe të shohim se si do të reagojnë përfaqësuesit e Kosovës nëse oferta është formimi i RS. Ne duhet të kërkojmë një status më të mirë për serbët në Kosovë, mbrojtjen e manastireve…

Ai shton se Prishtina do të duhet të pajtohet me ofertën sepse pala që refuzon do të mbajë përgjegjësi dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë mizore me ata që nuk pajtohen me marrëveshjen.

Nga ana tjetër, ne ende nuk kemi dëgjuar se çfarë kërkon Beogradi. Shqiptarët dolën me kërkesa maksimale, ne nuk dolëm me një kundër-propozim, dhe për pasojë na e ngushton hapësirën për manovrim, thotë Trifunović.

Sipas mendimit të tij, ne jemi kampionë në humbjen e shanseve.

Kështu kemi humbur tre vitet e para të mandatit të Trump dhe tani po provojmë diçka në foto-finish. Kjo është diçka që nuk mund t’ia atribuoni Presidentit Vuçiq sepse grupe të ndryshme interesi kanë punuar dhe po punojnë kundër tij, madje edhe disa që janë afër tij, të cilët kanë identifikuar interesin serb me atë rus. Ai u përpoq në të gjitha mënyrat, ai ishte gjithashtu mikpritësi i Ramës, ai donte ta ulte topin, por ne nuk pamë iniciativën e intelektualëve serbë dhe shqiptarë për t’u ulur në tryezë dhe për të biseduar. Unë nuk po e shohë këtë iniciativë të nevojshme, jo për të folur për të kaluarën, por për gjëra nga e tashmja dhe tema që na lidhin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *