fbpx

QENAN MALIQI (AGRO ADRIA): VIRUSI NUK I DALLON NJERËZIT PËR NGA KOMBI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 31 gusht 2020. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kompania e mirënjohur tregtare “Agro Adria”, e udhëhequr nga Qenan Maliqi, i dhuroi 1500 maska mbrojtëse për shkollat e Bujanocit “Sveti Sava” dhe “Branko Radiçeviq”.

– Të gjithë fëmijët janë fëmijët tanë, virusi nuk bënë dallime as kombëtare e as fetare. Shfrytëzuam rastin dhe mundësinë tonë për të ndihmuar, të jepnim një kontribut në luftën kundër kësaj të keqeje në komunën tonë – tha Maliqi për Bujanovaçke.

Në emër të ndërmarrjes së tij, Maliqi i dorëzoi 500 maska mbrojtëse Shkollës së mesme “Sveti Sava”, ndërsa 1000 maska të tjera mbrojtëse i dhuroi për Shkollën fillore “Branko Radiçeviq”.

– Besoj se donacioni ynë do të jetë i dobishëm për shkollat dhe në të njëjtën kohë shpresoj që së shpejti të dalim nga kjo situatë, me sa më pak pasoja – thotë biznesmeni nga Bujanoci.




Leave a Reply

Your email address will not be published.