fbpx

Drejori i Komunalisë kënaqet në pushime deri sa kryetari viziton vendpunishtet

Bujanoc, 3 shtator 2020 (Foto FB) – Për shkak të pandemisë, këtë verë bregdeti shqiptar u bë një destinacion i preferuar i turistëve nga Serbia, ndërkohë që këtij rasti nuk i bëri ballë as edhe drejtori i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili, zyrtar i Partisë Demokratike në pushtet, parti kjo që drejtohet nga Nagip Arifi, kryetari i Komunës së Bujanovac.

Halili nuk i rezistoi dot as trendit të “ngarkimit” në profilin e tij në Facebook të fotove nga pushimet e tij verore (në ballë të tryezës në të djathtë, me fanellë blu), kështu që në faqen e tij më 30 gusht, duke u shfqaur në një foto idilike nga një jaht ose tarracë, pranë valëve blu të Adriatikut.

E drejtë legjitime e secilit njeri është të shkojë në verime, përfshirë edhe Halilin, por ekziston edhe një kategori e quajtur etikë, veçanërisht e rëndësishme për zyrtarët publikë që janë betuar të punojnë në interes të të gjithë neve.

Në fund të korrikut, ai u zgjodhë në krye të Autoritetit të përkohshëm të NP “Komunalia”, me qëllim për ta rregulluar situatën në këtë kompani të rrënuar, duke premtuar furnizim të rregullt me ujë në Bujanoc dhe rrethinat e tij, si qëllim të tij primar.

Furnizimi me ujë u normalizua, por jo edhe e gjithë situata në kompani, deri sa gjendja lidhur me grumbullimin e depozitimin e mbeturinave as që mund të përshkruhet.

Shërbimet komunale në Bujanoc janë largë për të qenë të mira, ndërkohë që një pjesë e madhe e punëtorëve po kërcënojnë me procese gjyqësore.

Edhe po të ishte fjala për një kompani shembullore, përshtypja është se nuk është e drejtë që udhëheqësi i saj të shkojë në pushime vetëm një muaji pasi mori detyrën e re, në vend se të solidarizohej me punonjësit e tij.

Pra, vetëm një muaj pas emërimit, drejtori shfrytëzoi motin e mirë për të shkuar në rrethinat e Shkodrës për not, në vend që të përvilte mëngët dhe t’i zgjidhte problemet.

Dhe kjo po ndodhë në momentin kur shefi i tij, kryetari i të gjithë neve që e kishte emëruam atë në detyrë, premton “gjak, lot dhe djersë” dhe pa u lodhur viziton vendpunishtet.




Leave a Reply

Your email address will not be published.