fbpx

Mitroviq demanton zërat se të mërkurën është takuar me Arifin

Bujanoc, 3 shtator 2020 – Në një deklaratë për portalin tonë, lideri i Progresistëve të Bujanoit, Nenad Mitrović, mohoi thashethemet se të mërkurën është takuar me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

Sipas informacioneve nga burimet shqiptare, takimi dyshohet se u zhvillua të mërkurën në mëngjes dhe zgjati për rreth një orë.

– Bëhet fjalë për keqinformim. Hera e fundit që jam takuar me të ka ndodhur më shumë se një muaj më parë, për të cilin kishte shkruar edhe Bujanovaçke, thotë Mitroviq.

Arifi, kreu i Partisë demokratike, e cila sikur edhe edhe SNS, në zgjedhjet e fundit i fitoi 10 mandate, bisedoi me Mitroviqin për hyrjen e progresistëve në qeverisjen lokale, e cila aktualisht përbëhet nga 4 parti shqiptare.

Mitroviqi konfirmoi më herët se nuk kishte përparim në bisedime.




Leave a Reply

Your email address will not be published.