Tollovi në qendër, ndryshimi i regjimit në trafik

Shkruan: N. Stevanoviq

 

Bujanoc, 4 shtator 2020. Ashtu siç kishim paralajmëruar nga sot ka ndryshuar regjimi i trafikut në qendër të qytetit,  për shkak të rindërtimit të rrugës kryesore në Bujanoc.

 

Rruga Radomir Putnik, afër ndërtesës administrative të Gumoplastikës, është mbyllur për trafik, ndërkaq rruga fqinje Bora Stankoviq tani është hapur për qarkullim në të dyja kahjet.

 

Ky regjim trafiku do të jetë në fuqi deri në përfundimin e punëve që janë duke u zhvilluar ndërsa autoritetet nuk e kanë dhënë ndonjë afat përkufizues kohor.

 

Që nga ky mëngjes, trafiku në rrugën Bora Stankoviq ka qenë i vështirë për shkak të makinave të parkuara.

 

Asfaltimi i rrugës kryesore në qytet në gjatësi prej rreth 2 kilometra, i financuar nga buxheti i republikës, filloi në tetor të vitit të kaluar dhe u ndal pas dy muaj e gjysmë kur ishte asfaltuar pjesa deri në qendër, përkatësisht deri te Posta.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *