fbpx

Ja se çka u nënshkrua në Shtëpinë e bardhë

Bujanoc, 5 shtator 2020 (foto Kosova online) – Të premtën në Vashington u nënshkua marrëveshja për bashkëpunim ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës, me të cilën të dy palët, me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, ranë dakord dhe formalisht morën përsipër të fillojnë pa vonesë ndërtimin e rrjetit të rrugëve dhe hekurudha të reja që do të ndryshojnë imazhin e rajonit.

 

Është rënë dakord gjithashtu që Prishtina të bashkohet plotësisht me iniciativën “mini Schengen”, të cilën përveç presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ishte  inicuar  nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, raporton Kosova Online.

 

Marrëveshja gjithashtu përmban një klauzolë mbi njohjen reciproke të diplomave dhe çertifikatave profesionale.

 

Marrëveshja gjithashtu përmbanë edhe pikën që lidhet me pronën e Kishës Ortodokse Serbe. Me këtë marrëveshje, Prishtina zyrtarisht dhe me shkrim para Presidentit të Shteteve të Bashkuara mori përsipër të fillonte respektimin e aktgjykimeve në lidhje me pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

 

Ndër të tjera, Prishtina ka premtuar një moratorium një vjeçar në kërkimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohejve ose t’iu kërkojë shteteve të tjera të mos e njohin Kosovën.

 

Marrëveshjet individuale të beogradit e Prishtinës të nënshkruara me Shtetet e Bashkuara nënkuptojnë një plan gjithëpërfshirës për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.




Leave a Reply

Your email address will not be published.