fbpx

MUSTAFA: ËSHTË JOREALE QË ZUJO TË FITOJ MILIONA NË EMËR TË SHQIPTARËVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7 shtator 2020. Sipas Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve (KKSH), është joreale dhe e papranueshme që RTV Vranje dhe Televizioni Bujanoci, si shtëpi mediatike në pronësi të Zoran Veliçkoviq – Zuja, të marrin dy të tretat e fondeve për financimin e mediave të pakicës kombëtare,)

-Edhe po të ishin më të mirët në botë edhe po t’i hartonin projektet më të mira. Edhe pretendimet e RTS-it se transmeton përmbajtje në gjuhën shqipe janë gjithashtu qesharake dhe joprofesionale – theksoi Mustafa në prezantimin në internet të raportit “Mediat në gjuhët e pakicave kombëtare – hulumtim dhe analizë”, hartimin e të cilit e kishte përkrahur OSBE.

Në konkurset e Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit, shtëpitë e përmendura mediale në pronësi të Zoran Veličković – Zuja morën 7.6 milion dinarë këtë vit, dhe 10.7 milion dinarë vitin e kaluar.

– Unë kërkoj nga ministria dhe të gjitha komisionet e konkursit që të sigurojnë një shpërndarje të drejtë të fondeve publike – tha Mustafa.

Ai deklaroi se pas privatizimit mediat në gjuhën shqipe, kanë bërë një prapakthim në kualitet duke theksuar se ka diskriminim ndaj medias shqiptare me rastin e ndarjes së fondeve për bashkëfinancim të projekteve të Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.