fbpx

Rëndohet trafiku në qendër të Bujanocit, shoferët të papërgjegjshëm

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 8 shtator 2020. Ndalimi i parkimit në rrugën Bora Stankoviq, e cila tani është hapur për qarkullim në të dy kahet për shkak të punimeve në rrugën kryesore,, nuk po rrespektohet nga shumë shoferë, gjë që komplikon edhe më shumë trafikun në qendër të qytetit.

Se, përveç mungesës së informimit, kolapsin në trafik po e shkaktojnë edhe shoferët arrogantë, e konfirmoi një lexues i Bujanovaçkes, i cili të hënën më kotë i kishte treguar një shoferi se parkimi në rrugën Bora Stankoviq është ndaluar që prej disa ditësh.

– Unë i tregova atij shenjën se parkimi është i ndaluar, dkeia sqaruar se kjo rrugë tani qarkullohet në të dyja kahet, por ishte e kotë, as që i shkoi ndërmend ta lëvizte makinën, duke e lënë të parkuar mu aty ku ishte e ndaluar – thotë lexuesi ynë, i cili na dërgoi edhe një foto.

Pamje të ngjashme, me disa makina të parkuara në kundërshtim me rregullat,  kemi hasur edhe të martën që nga mëngjesi i hershëm.

Regjimi i ri i trafikut në qytet është në fuqi që nga java e kaluar, për të cilën Bujanovaçke kishte shkruar disa herë, ndërkohë që edhe autoritet kishin vendosur sinjalizimin përkatës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.