fbpx

Arifi:Rahim Salihi nuk e ka guximin të raportoj

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9 shtator 2020. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nuk e humb rastin për të goditur partnerin e tij të koalicionit, Partinë për Veprim Demokratik (PDD).

Në seancën e Këshillit komunal, në të cilën, përveç rishikimittë buxhetit, ishte në rend të ditës edhe raporti i Drejtoratit për investime dhe zhvillim për vitin e kaluar, në shënjestër ishte shefi i këtij departamenti, Rahim Salihi, i cili nuk mori pjesë në seancë.

– Ka një muaj e gjysëm që kërkojmë raportimin e këtij drejtorati, por duket se kryeshefi nuk e ka guximin të vie. Me arsyetimin se është I sëmur, ndërkohë që del në kafiteri – tha Arifi.

Sidoqoftë, raportin e paraqiti një nga punonjësit ekëtij drejtorati, duke arsyetuar mungesën e sheft të tij se gjendet në pushim.

Arifi nuk ka marrë përgjigje në pyetjet se cilat projekte të planifikuara për vitin 2019 janë realizuar, çfarë saktësisht është realizuar dhe cilat janë borxhet e nga këto projekte.

– Nuk janë realizuar as 10% e projekteve të evidentuara në këtë raport për vitin e kaluar – theksoi kryetari.

Edhe pse munguan përgjigjet megjithatë anëtarët e Këshillit komunal miratuan edhe këtë raport.




Leave a Reply

Your email address will not be published.