Reagim i ashpër i PVD-së: Nuk i frigohemi diktatorit provincial, Nëse ke guxim fute SNS-in në koalicion

Bujanoc, 08.9. 2020. – Pas replikave të sotme në raportin Këshill Komunal- komenti i kryetarit Arifi, Rahim Salihi, kryeshef i Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, së fundmi ka reaguar edhe Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc.

Reagimi është përshkuar me një narracion shumë të ashpër, ku madje kryetari i komunës Nagip Arifi është cilësuar si „ diktator provincial „.

Poashtu, Arifi akuzohet se po tenton të prish Koalicionin gjithshqiptarë dhe të fusë në të SNS-in.
Madje, sipas PVD-së, Nagip Arifi, po punon edhe për prishjen e Marrëveshjes së Tiranës.

Reagimi i plotë i PVD-së:

PVD dhe njerëzit e saj nuk kanë nevojë as arsye të frigohen nga askush, sidomos jo nga një “diktator provincial”.

Është një rregull e pashkruar në parimet e demokracive parlamentare, që “qeverisjes së re i jepen njëqind ditë pa e shqetësuar për të kryer premtimet e dhëna”.

Duke respektuar këtë parim elementar demokratik, pavarësisht se ka pasur nevojë edhe në disa raste të reagohet, nuk kemi reaguar.

Edhe pse i zgjedhur në vendin e të parit të Komunës së Bujanocit me tetë votat e këshilltarëve të PVD-së, Nagip Arifi, nuk ka lënë asnjë rast pa sulmuar apo thumbuar partnerin e kolicionit (PVD-në) për këtë apo atë punë, për këtë apo atë çështje.

Kjo nuk është në etikën e ndërtimit të parteneritetit për bashkëqeverisje të mirë, që është ndër parimet kryesore të “Marrëveshjes së Tiranës”, aq më pak shkon në dobi të ndërtimit të partneritetit shqiptar në Bujanoc.

I pari i komunës së Bujanocit e paska quajtur frikacak kryeshefin e deritashëm për investime, Rahim Salihi, duke harruar që gjithë këto investime që po i kryen këto ditë janë punë të përgatitura nga Rahim Salihi.

Është tepër naive “loja”. Aq naive sa në atë mund të besojnë vetëm ata “gjelat rreth kryetarit azgan”.

Qëllimi i gjithë kësaj parodie është të revoltohet PVD, për tu larguar nga koalicioni në mënyrë që të krijohet hapësirë për të preferurit e kryetarit “SNS”.

Dëshirohet me çdo kusht të përmbyset Marrëveshja e Tiranës, me lojra tinzare e jo me guxim politik. Nëse vërtetë ke guxim prishe Marrëveshjen por lirohu nga politikat tinzare.

PVD dhe njerëzit e saj nuk kanë nevojë as arsye të frigohen nga askush, sidomos jo nga një “diktator provincial”.

Po afrohen 100 ditët dhe po afrohet momenti kur do të të pyesim “ku mbetën Ditët e mira”.

Nëse si “Ditë të mira” e keni menduar asfaltin ua kujtojmë atë parollën tuaj “Asfalti nuk hahet”.

Shërbimi për informim i PVD-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *