MILLKOVIQ: QEVERISJA E KALUAR NUK I STIMULOI BUJQIT

 

Bujanoc, 10 shtator 2020. Miodrag Millkoviq, kryetar i këshillit lokal të Partisë së bashkuar fshatare, konsideron se qeverisja që shkoi është përgjegjës për faktin se nuk do të ketë asnjë subvencion për fermerët e Bujanocit për vitin 2020.

 

– Problemet që la pas  vetes administrata e mëparshme është vështirë për t’u korrigjuar. Për pasojë tani po ballafaqohemi me vonesën e pagesave. Unë kam mirëkuptim për problemet aktualenë buxhet, dhe dihet se kush është përgjegjës për këtë. Më vjen keq që fermerët do të privohen nga diçka prej të cilës jetojnë – thotë Millkoviq për portalin tonë, i cili është gjithashtu drejtori i Stacionit të veterinës në  Bujanoc.

 

Se bujqit nuk do të subvencionohen nga buxheti i komunës për këtë vit, u tha të mërkurën në seancën e Këshillit komunal, kur u aprovua edhe rishikimi i buxhetit.

 

Shkak është borxhi prej rreth 19 milion dinarë në emër të subvencioneve për vitin e kaluar, i cili do të paguhet këtë vit.

 

– Ato 19 milion nuk janë të parëndësishëm për fermerët në Bujanoc, por paratë mund të ishin investuar në diçka që do të sillte përfitime të shumëfishta, jo vetëm për komunën tonë, por për të gjithë rajonin, siç do të ndodhte me aktivizimin e Jugokopit. Unë do të vazhdoj të insistoj në aktivizimin e prodhimit në Jugokop, për të cilin nevojiten 50 milion dinarë. Nëse qeverisja e mëparshme do ta kishte marrë në konsideratë propozimin tim të para tre viteve, kur kisha propozuar që fondet për subvencione ose praktikës profesionale të riorientoheshin për aktivizimin e therrtores, tani më atje do t’i kishi 50 persona të punësuar – thotë Millkoviq.

 

Ai shtoi se shpreson se qeveria republikane, e cila, siç thotë ai, në muajt e fundit ka treguar interesim të madh për aktivizimin e Jugokopit, të intensifikoj edhe më shumë këto përpjekje pas formimit të qeverisë së re.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *