fbpx

ARIFI PO E RISHQYRTON TENDERIN DERI SA QENT ENDACAK PO SULMOJNË QYTETARËT

Shkruan: N. Stevanoviq

Millkoviq: Ne kapëm qen me çipe që dëshmonin se ata ishin sjellur këtu nga Jagodina, Nishi, Aleksinci

Bujanoc, 14 shtator 2020 – Ndërsa kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, po e “rishikon” tenderin për mënjanimin e qenëve endacak, të cilin e kishte fituar Stacioni i veterinës në Bujanoc, sërish është në rritje numri i qenve në rrugët e qytetit si dhe raportimet e qytetarëve të kafshuar prej tyre.
Për rishqyrtimin e tenderit Arifi e kishte paralajmëruar drejtorin e Stacionit të veterinës në Bujanoc, Miodrag Millkoviqin, i cili thotë se pa praninë e inspeksionit komunal, punëtorët e Stacionit të veterinës nuk mund të bëjnë punën e tyre.
Dikush duhet ta urdhëroj inspeksionin komunal për të ndërmarrë veprime me punëtorët tanë. Hera e fundit që kemi bërë heqjen e qenëve endacak ishte më 15 korrik në Tërnoc, dhe se që atëherë nuk ka pasur urdhra nga pushteti lokal, mbase për shkak të rishqyrtimit të paralajmëruar – thotë Millkov  për Bujanovaçke.
Ai theksoi se vazhdimësia është shumë e rëndësishme në këtë aktivitet.
– Ne patëm një situatë të keqe kur filluam të punojmë përsëri në vitin 2019, pas një pauze të gjatë, por situata është përmirësuar shumë, por tani kemi përsëri një ngecje dhe për pasojë edhe një rritje të re të numrit të qenve endacak në rrugët tona – thotë ai.
Sjellja e qenve me kamion nga komunat e tjera nuk ka ndalur kurrë, shton ai.
– Ne kapëm qen me çipe që na bëjnë të kuptojmë se këta qenë janë nga Jagodina, Nishi e Aleksinaci – tregon Milkovic.

Foto: Skena të përditshme në qendër të Bujanocit

Kontrata midis Administratës Komunale dhe Stacionit të veterinës Bujanoc u nënshkrua në prill të vitit të kaluar dhe është e vlefshme deri në mars 2021.
Ai parashikon që kapja, azili, pastrimi nga parazitët, sterilizimi, vendosja e çipave, vaksinimi dhe shenjimi, kushtojnë 8,160 dinarë për një qen.
Stacioni i veterinë e fitoi këtë punë pas një pauze prej gati dy vjet e gjysmë, gjatë së cilës situata u përkeqësua në përmasa pothuajse të padurueshme, sepse në 2017 dhe 2018, problemi u “zgjidh”, nga kompania e diskutueshme e Beogradit “Avenija MB”, për të cilën Bujanovaçke tashmë kishin shkruar.



Leave a Reply

Your email address will not be published.