fbpx

Kamberi: Padia politike, flamuri nuk ndryshon, angazhimi i Mustafës po i pengon dikujt

Bujanoc, 14. 09. 2020. -Pas pranimit të padisë së sotme nga ana e kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa, lidhur me vendosjen e flamurit më „ 28 Nëntor „, ka reaguar edhe deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.

Padinë, Kamberi e ka quajtur politike ndërsa ka shkruar se flamuri nuk do të ndryshojë.

Deputeti Kamberi ka theksuar se me gjasë disa strukturave shtetërore po i pengon angzhimi i Mustafës rreth testeve mësimore të ardhura nga Shqipëria, transmeton FOLonline.

Postimi i deputetit Kamberi:

Padia edhe mund të ngritet, gjoba mbase edhe mund të shqiptohet, por, flamuri nuk do të ndryshojë.
Ftesa e sotme e Gjykatës në Bujanoc, drejtuar kryetarit të Këshillit kombëtar shqiptar, Ragmi Mustafa, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019, përveç që është krejtësisht politike është edhe e pakuptimt.
Angazhimi i Ragmisë në sigurimin e teksteve shkollore dhe sukseset e Këshillit nën udhëheqjen e tij, si duket, po i pengojnë strukturave të caktuara shtetërore.
Megjithatë, vendosmëria për të realizuar të drejtat e shqiptarëve dhe përmbushja e premtimeve e obligimeve të mara nga populli e për popullin, nuk do të mund t’i ndalin ata që pengesën e kanë motivin e vetëm të veprimit.
Nuk është problemi tek flamuri, por tek tentimi për të imponuar një flamur tjetër.
Prandaj, padia edhe mund të ngritet, gjoba mbase edhe mund të shqiptohet, por, flamuri nuk do të ndryshojë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.