Rasti i flamurit: Të gjithë reaguan, vetëm Nagip Arifi heshti!

Bujanoc, 14. 09. 2020. – Java e kaluar në Luginë përveç shpërndarjes së teksteve mësimore u përshkua edhe me ngritjen e padisë ndaj kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafa, lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në godinën e këtij institucioni në vitin 2019.

Njoftimi dhe reagimi i vet Mustafës për këtë çështje nxiti edhe reagime tjera të shumta tek politikanët vendorë, rajonal si dhe tek mediat shqiptare.

Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ishte i pari që e gjykoi këtë rast.

Pa marrë parasysh akuzave të këtilla, flamuri nuk do të ndryshojë“, kishte thënë ndër të tjera Kamberi.

Padia ishte e papranushme edhe për zv/ kryetarin e Bujanocit dhe kryetarin e LPD-së, Shqiprim Musliu.

„Flamuri jonë është simboli jonë. Ai duhet të valojë i papenguar „, kishte pohuar Musliu.

Reagimi pasoi edhe nga kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

„Çdo denoncim për flamurin tonë na bashkon edhe më shumë. Flamuri është e drejta jonë„- thuhet në reagimin e Pajazitit.

Nuk ka munguar as reagimi nga shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj- Stublla.

„Nuk mundet Serbia të nominohet për çmimin nobel për paqe kur shqiptarëve në Luginë i’a mohon të drejtat elementare „ – kishte thënë Stublla.

Ndërkohë, për rastin e falamurit nuk ka reaguar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i PD-së.

Të paktën, deri më tash, Arifi ka zgjedhur heshtjen.

Selia e KKSH-së ndodhet në territorin e komunës së Bujanocit, kryetar i së cilës është Nagip Arifi.

Madje, ai vet është zgjedhur në këtë pozitë nga 25 këshilltarë shqiptarë.Në ditën e zgjedhjes në këtë post, Arifi kishte thënë se po zgjidhem me votat e 13 mijë shqiptarëve.Shtrohet pyetja se këtyre 13 mijë shqiptarëve a i „ dhemb „ përdorimi i flamurit kombëtar apo nuk i bënë përshtypje një gjë e tillë?!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *