fbpx

RUZHDI HALILI: KOMUNALIA NUK ËSHTË SHKAKTAR I ZJAREVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 14 shtator 2020. – Për të katërtën ditë me radhë, Bujanoci është ngulfatur nga tymi që po del nga zjarri I shkaktuar në deponinë e qytetit, për të cilin njeriu i parë i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili, thotë se dikush është duke e shkaktuar.

Nuk e di me çfarë synimesh, as nuk e di nëse është i qëllimshëm apo jo, por fakti është se ne nga  e premtja jemi duke luftuar me zjarrin në deponinë e qytetit. Ne ia dolëm që të shtunën ta lokalizonim zjarrin, në mënyrë që në orët e mbërmjes shpërtheu sërish nga dikush që ne nuk kemi mundur ta identifikojmë – tha Halili të hënën për Bujanovaçke.

Ai hodhi poshtë si plotësisht të pavërteta zërat se zjarrin në deponinë e qytetit e kanë shkaktuar punonjësit e “Komunalisë”, për shkak se, siç thuhet,, nuk ka më vend për mbeturina.

Foto: Bujanoci u mbulua me tym të dielën në mëngjes

-Kjo nuk eshte e vertete. Ne kemi angazhuar të gjitha makineritë tona, së bashku me makineritë e një kompanie private, për të shuar zjarrin. Punëtorët tanë janë atje edhe në këto momente, jemi duke vendosur një shtresë tamponi, ndaj jemi duke bërë gjithçka që varet nga ne për evitimin e zjarreve – thotë Halili.

Halili nuk di asgjë për stacionin e transferimit, përkatësisht qendrën e riciklimit, e cila për vite me radhë është promovuar si investim dhe një zgjidhje shpëtimtare, për të cilën na tha t’i drejtohemi Komunës.

Se kishte filluar instalimi i pajisjeve në stacionin e transferus , për Bujanovaçke kishte pas deklaruar më 10 prill të vitit të kaluar,kryeshefi i atëhershëm i Departamentit për investime dhe zhvillim, ndërsa tani Kryetar i Kuvendit Enver Ramadani.

Atëotë kishte thënë se afati për përfundimin e këtyre punimeve është 20 ditë, ndërkohë ju kujtojmë se ky projekt ka filluar në vitin 2013.

Foto: Stacioni  transferues ende nuk është duke punuar

Për fazën e fundit të aftësimit të stacionit transferues në buxhetin komunal për vitin 2019, ishin ndarë 10 milion dinarë të destinuara për ndërtimin e kyçjeve të jashtme.

Në fund të vitit 2019, me rishikimin e buxhetit, ato para u rioerientuan në ndriçimin publik.

Qeveria komunale vendosi për këtë lëvizje sepse u vlerësua se nuk kishte kohë të mjaftueshme për realizimin e punëve të planifikuara.

Derisa stacioni transferues të jetë gati, qytetarëve iu mbetet të jetojnë nën frikën e kërcënimit të zjarreve në deponi, dhe të jenë gati t’I mbyllin dritaret sa herëq që ato ndodhin.

Deri sa këtyre ditëve digjej deponia, shumë njerëz, lexues të Bujanovaçkes, na kanë dërguar mesazhe dhe pamje të fotografuara, të cilët sinqerisht janë të brengosur për sigurinë e tyre.




Leave a Reply

Your email address will not be published.