Rreziku që po kërcënon në rrugën e Kosovës

Bujanoc, 15 shtator 2020.- Një lexuese e jona na ka dërguar pamje nga rruga e Kosovës, afër xhamisë në Bujanoc, në të cilat shihet një shtyllë elektrike që gati sa nuk rënë  për tokë.

Siç mund ta shihni, kabllot pothuajse prekin tokën.

Ndërsa në mesin e frekuentuesve janë edhe fëmijët që kësaj rruge shkojnë çdo ditë në shkollë

-Kjo është një rrugë e ngarkuar, ndërsa gjëja më e rrezikshme është që kësaj rruge qarkullojnë çdo ditë edhe nxënësit e shkollës, nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas, thotë lexuesja e brengosur .


Foto: Kabllot pothuajse prekin tokën

Siç thotë ajo, të kota ishin të gjitha paralajmërimet e bëra kompetentëve për zgjidhjen e këtij problemi.

Bujanovaçke do të përpiqet të marrë informacione nga EPS rreth këtij problemi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *