Arifi pa komente në pyetjen mbi përfshirjen e SNS-it në qeverisjen lokale

Bujanoc, 22 shtator 2020 – Në pyetjen e gazetarit tonë mbi hyrjen e SNS-it në qeverisjen lokale, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, vetëm tundi kokën dhe kaloi me vrap para gazetarit tonë, pasi që kishin përfudnuar punimet e seancës së Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.

– Pavarësisht nga ajo që ju them, ju po shkruani atë që po e dëshironi, ishte komenti i bërë kalimthi nga kreu i Partisë Demokratike.

Pikërisht dy muaj më parë, më 22 korrik, menjëherë pas zgjedhjeve për kryetar dhe formimit të shumicës shqiptare, Arifi kishte thënë se dera e qeverisjes lokale për serbët mbetet e hapur.

Pas kësaj, ai u takua zyrtarisht vetëm një herë me Nenad Mitroviqin, kreun e SNS-it për Bujanoc, kur partnerët e koalicionit i kishin kërkuar t’i informonte për përmbajtjen e atij takimi.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *