Bujanoc, 22 shtator 2020 – Industria e mishit “Biftrek” me selinë në Nish ka konfirmuar se është e interesuar për blerjen e thertores së Bujanocit Jugokop, raporton portali i specializuar Agrojug.
Sërgjan Stojkoviq, drejtori financiar i Grupit Biftek, kujton se deri në falimentimin e saj në vitin 2010, Jugokop kishte një numër të madh të nënkontraktorëve me të cilët kishte bashkëpunuar, andaj premton se ky bashkëpunim do të vazhdohet nëse do të bëhet blerës i Jugokopit.
Nëse kjo mundësi nuk ekziston, përmes nënkontraktorëve të tyre aktualë, ata do të përpiqen të zgjerojnë bashkëpunimin sa i përket kultivimit të bagëtive, me theks të veçantë të gjedhave.
– Blerja e Jugokopit nga grupi Biftek do të rritet numri ie bagëtive, thotë Stojkoviq dhe shton se gjithashtu do të rritet punësimi, si dhe puna e veterinarisë dhe shërbimeve të tjera që do të ishin veprimtari përcjellëse në punën e thertores, e cila sigurisht përfaqëson një përfitim për të gjitha palët.
Brenda grupit “Biftek” nga Nishi operon “Big Bull” nga Baçinaci, si dhe kompania “Premium Chicken” nga Zhitishta.
Ky grup punëson mbi 2000 punëtorë dhe zotëron mbi 150 objekte me pakicë.
Gjatë vizitës së tij në Bujanoc në fillim të vitit 2019, Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se fillimi i punës së Jugokopit do të ishte një nga përparësitë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.
Një vit më vonë, në fillim të vitit 2020, kreu i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kishte thënë se nevoitet instalimi i sistemit për trajtimin e ujërave të zeza në Jugokop duke paralajmëruar kështu se thertorja mund të fillonte të funksiononte deri në fund të këtij viti.
Miodrag Millkoviq, drejtori i Stacionit të veterinës në Bujanoc, tha se rreth për fillimin e punës në Jugokop do të duhej një investim prej gjysmë milioni euro.