fbpx

SHTABI KOMUNAL DO TA SHQYRTOJ SOT MUNDËSINË E HEQJES SË SITUATËS SË JASHTËZAKONSHME

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22 shtator 2020 – Shtabi për situate të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit do të takohet sot (në ora 10 paradite) për të diskutuar mbi heqjen e situatës emergjente në komunë, shpallja e së cilës, më 17 korrik, kishte për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID – 19.

Vendimi do të merret në bazë të raportit të Shtëpisë së shëndetit mbi gjendjen epidemiologjike, i cili duhet të paraqitet nga drejtoresha e re e këtij enti, Dr. Daliborka Pavloviq, që mori detyrën të hënën nga Dr. Lela Jovanoviq.

Përveç raportit, nga profesionistët gjithashtu pritet të propozojnë masa të reja.

Gjithashtu Shtabi komunal do të shqyrtojë raportin e Inspeksionit Komunal mbi kontrollet e kryera lidhur me zbatimin e masave parandaluese.

Në rend të ditës do të jetë edhe kërkesa për ndihmë financiare e NP “Komunalia” për shuarjen e deponisë në Bujanoc.

Seanca e fundit e Shtabit komunal ishte mbajtur më 28 gusht, kur u hoq një nga masat mbrojtëse me të cilën ishin mbyllur tregjet e mëdha.

Orari i punës për objektet e egastronomisë, kazinove dhe bastoreve kishte mbetur i kufizuar deri në orën 23.00.




Leave a Reply

Your email address will not be published.