Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 shtator 2020. Autoritetet në Prishtinë themeluan Zyrën për Ndihmë qytetarëve të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
– Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të marrë masa për ta lehtësuar jetën e qytetarëve të atjeshëm në arsim, furnizim me libra, mbështetje për aktivitete të ndryshme, media lokale dhe organizata joqeveritare – tha zëvendësi kryeministrit Driton Selmanaj, transmeton Ekonomia Online.
Vendimi për themelimin e “Zyrës për Luginën e Preshevës” u mor të hënën në seancën e qeverisë në Prishtinë, pikërisht me propozim të Selmanajt.
Siç deklaroi ai, Zyra tani është themeluar ndërkaq së shpejti do të zgjidhet edhe drejtori, i cili automatikisht do t’i përgjigjet kabinetit të Kryeministrit.
Me këtë lëvizje, Prishtina vazhdon ta ndjekë angazhimin e Shqipërisë në “mbështetjen e banorëve të Luginës së Preshevës”, në të cilën shquhet Ministri Shqiptar i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.