KOMUNALIA: POMPAT SHKAKTARE TË VËRSHIMEVE NË QENDËR TË QYTETIT (VIDEO)

Bujanoc, 29 shtator 2020. Nuk do të ketë më përmbytje dhe rrjedhje të ujërave të zeza në qendër të Bujanocit, iu premton qytetarëve Ruzhdi Halili, njeriu i parë i NP “Komunalia”, pas përmbytjeve në qendër të qytetit nga të reshurat e fundit.

Kompania e shërbimeve komunale, tha ai, po punon intensivisht për të zëvendësuar pompat e dëmtuara të ujërave të zeza, të cilat po shkaktojnë probleme.

Për përmbytjeve të djeshme pranë Shkollës Muzikore dhe pamjet e zakonshme të përmbytjeve pas çdo shiu të madh, Halili tha se punëtorët e “Komunalisë” reaguan menjëherë.

– Natën e kaluar, përmbytja u shkaktua nga një ujmbledhës i bllokuar për shkak të punëve të rindërtimit që po ndodhin atje. Ujmbledhësi tani është pastruar dhe nuk do të ketë më përmbytje – tha Halili.

Në pyetjen e Bujanovaçkes, se nëse tani është koha për zgjidhje të qëndrueshme të këtij problemi,meqë në atë pjesë të rrugës tani më është hequr shtresa e asfaltit, Halili tha se nuk ka nevojë për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit.

-Prej vitesh ujrat atmosferikt në qendër të qytetit derdhen në rrjetin e ujërave të zeza, për shkak të pompave të prishura që shkaktojnë daljen e ujrave në sipërfaqe. Ne filluam të instalojmë pompa të reja, megjithatë, për shkak të sasisë së madhe të ujit, duhet më shumë kohë – thotë ai.

Ai theksoi se gjeti një situatë të keqe në “Komunali” dhe se duhet kohë për të korrigjuar të gjitha gabimet e menaxhmentit të mëparshëm, por se kanalizimi është në krye të listës së përparësive.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *