fbpx

MUSTAFA: NGA ZYRA PËRFITOJNË TË GJITHË

Bujanoc, 30 shtator 2020. Qeveria në Prishtinë po përqendrohet te shqiptarët në jug të Serbisë, duke mos i shpërfillur edhe qytetarët e tjerë që jetojnë në këto hapësira, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar (KNSH).

Me rastin e themelimit të “Zyrës për ndihmë qytetarëve të Luginës së Preshevës” nga autoritetet e Prishtinës, Bujanovaçke e pyetën Mustafën nëse për “qytetarë” konsiderohen edhe serbët e romët, të cilët jetojnë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

– Ju e dini që qeveria e Kosovës, në pikun e pandemisë së virusit COVID-19, ndau 500,000 euro për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, nga të cilat përfituan të gjithë banorët e këtyre komunave. Medvedja me atë rast mori 100,000 euro, megjithëse atje nuk ka shqiptarë në qeverisjen lokale – përgjigjet Mustafa.

Mustafa theksoi “se nuk do të ishte e vërtetë të thuhej se ndihma është vetëm për shqiptarët, sepse do të ndihmohen komunat “.

– Zyra do të merret me çështje që shqetësojnë ekskluzivisht shqiptarët, por gjithashtu do të ndihmojë komunat siç ka bërë qeveria e Kosovës në të kaluarën gjatë luftimit të pandemisë – thotë ai.

Ende është e panjohur nëse ndihma do të realizohet përmes vetëqeverisjes lokale apo Këshillit kombëtar, siç thotë Mustafa, sepse bëhet fjalë për detaje teknike.

– Themelimi i Zyrës është i mirëseardhur sepse në atë mënyrë vihet në fokus ky rajon, dhe me këtë dëshmohet se po përballemi me vështirësi jetësore – tha Mustafa.

Nga ana tjetër, Zëvendës Kryeministri në Prishtinë, Driton Selmanaj, i cili propozoi themelimin e Zyrës, deklaron se do të “angazhohet për të marrë masat e nevojshme për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës”.

-Në fushën e arsimit dhe kulturës, furnizimi i rregullt me libra të nevojshëm shkollorë, furnizimi i bibliotekave me libra. Duke pranuar studentë nga Lugina e Preshevës në universitetet publike në bazë të kuotave, si dhe duke siguruar mbështetje gjatë studimeve të tyre. Mbështetja e aktiviteteve kulturore dhe aktiviteteve sportive. Mbështetje për mediat lokale dhe OJQ-të – thotë Selmanaj.

Siç thotë ai, ndihma është planifikuar edhe për ekonominë duke inkurajuar bashkëpunimin e shoqatave të biznesit nga Kosova me kompani dhe shoqata nga Lugina e Preshevës, pastaj duke mbështetur kompanitë që të marrin pjesë në panaire dhe të lidhen me organizata të tjera të biznesit në Kosovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.