Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2 tetor 2020. Ndërmarrja Publike “Komunalia” Bujanoc mund të llogarisë në ndihmë financiare dhe çdo ndihmë tjetër nga Trupi Koordinues (TK) për komunat e Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, thotë Ruzdi Halili, kryetar i Organittë përkohshëm që menaxhon këtë ndërmarrje komunale.
Siç thotë ai, ndihmaiu ofrua gjatë takimit me kryetarin e TK, Zoran Stanković, të mbajtur të enjten në Beograd.
– Në takim u morëm vesh që në periudhën e ardhshme Trupi Koordinues t’i ofrojë “Komunalisë” ndihmë financiare, mekanizëm dhe lloje të ndryshme të pajisjeve shoqëruese – tha Halili pas takimit.
Njeriu i parë i “Komunalisë”, i cili në këtë detyrë u emërua në fund të korrikut, i kishte thënë më herët Bujanovaçkes se ai gjeti këtë ndërmarrje në një situatë të keqe dhe se do t’i duhet kohë për konsolidim.