BUJANOCI NUK ËSHTË VATËR E COVID-19

Shkruan: N. Stevanoviq

 

Bujanoc, 5 tetor 2020. Që nga fillimi i tetorit, në Bujanoc janë regjistruar vetëm dy raste të COVID-19, thotë drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavlloviq, duke vlerësuar se situata në komunë “nuk përkon fare me atë që e paraqesin “.

 

-Kemi vetëm dy raste të reja, pa rezultate të mostrave në pritje. Këto janë të dhëna zyrtare nga raporti epidemiologjik, pra nga dora e parë – thotë Dr. Pavlloviq.

 

Drejtoresha hedhë poshtë raportet mediale të cilat Bujanocin e paraqesin si vatër mundshme e COVID-19.

 

Që nga 21 shtatori, kur në komunën tonë ishin 195 raste të konfirmuara nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i pacientëve tani është rritur me vetëm 4 raste.

 

Sipas saj, në ambulatën Covid  gjatë tetorit u bënë 44 ekzaminime, që është për një nuancë më i lartë se numri i zakonshëm, ndërkaq në mesin e pacientëve kishte edhe dy fëmijë.

 

-Në të njëjtën kohë, u bënë 22 teste serologjike dhe të gjitha ishin negative. Një pacient për shkak të gjendjes afebrile u dërgua për trajtim në repartin e infektologjisë në Spitalin e Vranjës – thotë Dr. Pavloviq.

 

Gjatë shtatorit, u regjistrua edhe një rast tjetër i infeksionit në mesin e stafit të Shtëpisë së shëndetit, i cili rriti në 15 numrin e përgjithshëm të punonjësve shëndetësorë të infektuar që nga fillimi i epidemisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *