TOLLOVINË NË QENDËR TË BUJANOCIT EDHE MË SHUMË PO E KOMPLIKON SINJALIZIMI I TRAFIKUT

Bujanoc, 7 tetor 2020 – Situata tashmë konfuze në qendër të Bujanocit është komplikuar edhe më shumë  nga sinjalet e trafikut që po i pegon shoferëve.

 Siç mund të shihet në fotografi, te pika e karburantit drejt qendrës është vendosur shenja “drejtim i detyrueshëm”, e cila udhëzon shoferët të shkojnë vetëm në të majtë, drejt rrugës Petar Drapshin, ose drejt, në rrugën Bora Stankoviq.

 Foto: Nuk respektohen shenjat

 Mirëpo, në hyrje të kësaj rruge nga drejtimi i Postës, ka një shenjë për një ndalim total të trafikut për shkak të punimeve, kështu që lexuesit tanë po pyesin se cilës shenjë t’i besojnë.

 Të paktën në praktikë, të dy rrugët njëkahëshe në qendër, përbri Gumoplastikës, Bora Stankoviq dhe Radomir Putnik, janë njëkohësisht edhe një kahëshe edhe dykahëshe, ndërsa, përveç rrugëve të zhveshura nga asfalti, trafiku edhe më shumë po vështirësohet nga automjetet e parkuara në këto rrugë.

 Regjimi i trafikut në qendër është ndryshuar disa herë për shkak të asfaltimit të rrugës kryesore dhe dy rrugicave në këtë pjesë të qytetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *