fbpx

ARIFI: HYRJA E PPS NË QEVERISJEN LOKALE VARET NGA FORMIMI I QEVERISË SË SERBISË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 8 tetor 2020 – Vazhdimin i bisedimeve rreth hyrjes në qeverisjen lokale në Bujanoc të koalicionit të drejtuar nga Partia përparimtare serbe, varet nga formimi i Qeverisë së Serbisë, i tha portalit tonë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

– Nuk ka momente të reja në negociatat me PPS. Pas bisedimeve fillestare, ne u ndalëm dhe po presim formimin e Qeverisë republikane, pas së cilës pritet që ky proces të vazhdoj – tha Arifi të enjten.

Ai kujtoi se në marrëveshjen e koalicionit të shumicës aktuale në pushtet, e cila përbëhet nga partitë shqiptare, ekziston një pikë që parashikon përfshirjen e përfaqësuesve politikë të komunitetit serb në qeverisjen komunale.

Fakti që edhe dy muaj pas themelimit të qeverisë komunale, ende janë emëruar drejtorët e rinjë të ndërmarrjeve dhe enteve publike, megjithëse 4 parti kanë rënë dakord për ndarjen e funksioneve, gjithashtu tregon se po priten zhvillime të reja.

Arifi, megjithatë, thotë për Bujanovçke se ndarja zyrtare e funksioneve varet vetëm nga marrëveshja brenda koalicionit qeverisës, nëse drejtorët do të zgjidhen me konkurs apo si ushtrues detyre për një periudhë prej 6 muajsh.

Ndryshe nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), e cila kohët e fundit deklaroi se deputeti i saj Shaip Kamberi, njëherit edhe lider i kësaj partie, do të veprojë si opozitë në parlament, Partia Demokratike e Arifit (PD) nuk ka asnjë qëndrim zyrtar mbi këtë çështje. .

PD ka gjithashtu një deputete, Nadije Beqiri, sikur dhe Alternativën për ndryshim, të përfaqësuar në Kuvend nga Argjend Bajrami, por këto dy parti nuk iu përgjigjën thirrjes së PVD-ës, partneri i tretë në listën e unifikuar të Shqiptarëve, për të ndjekur shembullin e Shaip Kamberit dhe për të qëndruar në opozitë.

Ditëve në vijim protet që kandidatja e nominuar për kryeministre, Ana Brnabić, të propozojë përbërjen e re të kabinetit qeveritar, ndërkaq ende nuk dihet se kush do të jetë partner koalicioni me PPS-ën.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published.