fbpx

QYTETARËT TË PAKËNAQUR MENDËRPRERJET E SHPESHTA TË RRYMËS, NË EES NUK FLASIN PËR SHKAKUN E PRISHJEVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 12 tetor 2020. Ndërsa qytetarët, dhe posaçërisht gastronomët, po ankohen për ndërprerjet përditshme të energjisë elektrike në Bujanoc, të cilat zgjasin me orë të tëra, Distribucioni i Vranjës raporton se ndërprerjet shkaktohen kryesisht nga riparimet e nevojshme të rregullta të stacioneve të transformatorëve në pikat e shpërndarjes dhe zëvendësimet e njehsorëve.

Mirëpo, ndërprerja e fundit me furnizimin me energji elektrike, e cila të dielën në mbrëmje (11 tetor) zgjati për orë të tëra, kishte ndodhur për shkak të prishjevenë rrjet.

– Në fundjavë nuk ekzekutohen punime të tilla, andaj nëse ka ndërprerje të rrymës elektrike në gjatë vikenit atëherë kjo ndodhë si pasojë e prishjeve në rrjet, ndërkohë që reagimi i ekipeve kujdestare është i menjëhershëm. Në këso rastesh qytetarët do të mbesin pa rrymë varësisht nga përmasa e defektit dhe koha riparimit përkatës. – i thanë Bujanovaçkes në ekspoziturën e Distribuimit në Vranjë.

Bashkëbiseduesi nuk mund t’i përgjigjej pyetjes pse po ndodhin këto prishje të shpeshta edhe pse është duke u bërë rinovimi i rrjetit.

Nga bashkëbiseduesi ynë nuk u saktësua se deri ku është shkuar me rinovimin e rrjetit, dhe pse nuk ka paralajmërime mbi ndërprerjet e rrymës elektrike.

– Ajo që mund të them është se nëse javën e kaluar kishte ndërprerje të shpeshta për shkak të punimeve në rrjetë, ndërprerje të tilla nuk do të ketë, ngase po përpiqemi të jemi të sinqert me konsumatorët – tha dispeçeri kujdestar të hënën.

Nga ana tjetër, konsumatorët nuk mendojnë se mënyra se si i trajton EPS është e drejtë, përkundrazi.

-Çdo ditë po ballafaqohemi me ndërprerje të rrymës për orë të tëra, kjo ka tejkaluar çdo masë. Përveç se nuk po mund të punojmë, po pësojmë edhe humbje në aparatet që po digjen si pasojë e rinovimit të rrjetit, andaj le të bëjnë punën e tyre siç duhet, e jo vetëm të na faturojnë shpenzimet – tha për Bujanovaçke një gastronom, lokali i të cilit gjendet në qendër të qytetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.