KAMBERI I PËRGJIGJET MITROVIQIT: JEMI TË VETËDIJSHËM PËR BISEDIMET E FSHEHTA ME JU TË DISA PARTNERËVE TANË

Nenad Mitroviq, kryetari i këshillit lokal të PPS-ës në Bujanoc, tha për portalin tonë se, sipas informacionit të tij, Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit është kundërshtari më i madh i hyrjes së Serbëve në qeverisjen lokale. Bujanovaçke transmetojnë përgjigjen e Kamberit, i cili, ashtu si edhe Mitroviqi, është deputet në Parlamentin Serb.

Bujanoc, 16 tetor 2020 – Qeveria komunale në Bujanoc u formua në bazë të një marrëveshjeje koalicioni midis Partisë Demokratike (PD), Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) dhe Alternativës për Ndryshim në Bujanoc (APN), rikujton Kamberi dhe vazhdon.

Një nga parimet e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve është përfshirja e partive lokale serbe në përputhje me parimin e multietnicitetit, për të cilin angazhohet PVD, dhe që duhet të jetë universal, që do të thotë që dhe shqiptarët duhet të fitojnë vende të punës në të njëjtin parim në institucionet shtetërore.

Në këtë drejtim, situata në lidhje me integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore është katastrofike, dhe ata që drejtojnë ato institucione kanë më pak të drejtë të flasin për sakrificën e dikujt.

Nënshkrimi i këtij parimi në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re në Bujanoc nuk iu imponua asnjë partneri, kështu që të gjithë partnerët e koalicionit duhet të reagojnë për këtë akuzë të deputetit Mitroviq.

Akuza të tilla synojnë të “frikësojnë” partnerët tanë të koalicionit në mënyrë që të marrin hapin e fundit, që është përjashtimi i PVD –ës nga koalicioni.

PVD është gjithashtu në dijeni të ekzistencës së bisedimeve dhe marrëveshjeve të fshehta midis deputetit Mitroviq dhe liderëve të tjerë të PPS-ës me disa nga partnerët tanë të koalicionit dhe kjo deklaratë është vetëm një pasojë e ekzistencës së bisedimeve dhe marrëveshjeve të tilla që ndodhin në prapaskenë.

Kjo është strategji e atyre politikanëve që nuk kanë guximin t’ia thonë këtij shteti qartë dhe zëshëm se për dekada me radhë po i diskriminojnë shqiptarët, e atyre politikanëve motoja politikëbërëse e të cilëve është nxitja ndaj të tjerëve që vet të rezultojnë djem të bindur, atyre politikanëve që do të reduktonin të drejtat e shqiptarëve një qeverisje lokale sa për të qenë dhe pë ta liruar këtë shtet nga detyrimet e tij ndaj shqiptarëve.

Por një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë:

PVD do të angazhohet deri në fund për rrespektimin e parimeve të universlitetit lidhur me integrimin. PVD konsideron se ky parim nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.

Kushdo nga partnerët tanë të koalicionit që dëshiron të deklarohet kundër këtij parimi, këtë mund ta bëjë publikisht.

Sa i përket PVD-së, mund të them se deri në fund do t’i mbetet besnik marrëveshjes së partive shqiptare të arritur në Tiranë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *