MITROVIQ: PVD KUNDËRSHTARI MË I MADHË I HYRJES SË SERBËVE NË QEVERISJEN LOKALE NË BUJANOC

Bujanoc, 16 tetor 2020 – Kryetari i këshillit lokal të PPS-ës, Nenad Mitroviq, i tha Bujanovaçkes se ende nuk ka asnjë ndryshim lidhur me në lidhje me hyrjen e kësaj partie në qeverisjen lokale, meqë këtë më së shumti po e kundërshton Partia për Veprim Demokratik:

– Sipas njohurive të mia, PVD është kundërshtari më i madh i hyrjes së serbëve në qeverijen lokale në Bujanovc, thotë Mitroviq.

Ai nuk specifikoi argumentet e tij mirëpo përsërit se këtë njohuri e ka nga burime të besueshme.

– Unë këmbëngul që PVD është kundër hyrjes së serbëve në pushtet, jo vetëm të PPS-ës – tha kreu i progresistëve.

Presidenti i komunës, Nagip Arifi, tha më herët për Bujanovaçke se hyrja e PPS-ës në pushtet varet nga formimi i qeverisë së Serbisë.

Partia Demokratike e Arifit dhe PPS fituan më shumë vende në zgjedhje, nga 10 secila, por qeverisja lokale u formua nga 4 parti shqiptare.

Koalicioni rreth PPS-ës dhe ai rreth PSS-ës që nga ajo kohë kanë bojkotuar parlamentin lokal.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *