Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 20 tetor 2020. Mjeku i Shërbimit Emergjent të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc është pozitiv në COVID – 19, ndërkohë që është duke u pritur edhe rezultati i testimit të kolegut të tij, konfirmoi për Bujanovaçke drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Dr. Daliborka Pavlloviq.
– Të hënën, u regjistruan dy raste të reja, njëri prej të cilëve është një mjek nga wnti ynë. Ne jemi duke pritur edhe rezultatin për një mjek tjetër të Shërbimit të Emergjencës – tha shkurt Dr. Pavlloviq.
Bujanovaçke janë në dijeni se mjeku i infektuar është nga Vranja, ndërsa punonjësi tjetër, për të cilin dyshohet se është infektuar, është nga Presheva.
Ata nuk janë të shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër e stafit të shërbimit të emergjencës nuk ka simptoma të infektimit.
Sipas të dhënave zyrtare nga ambulanca Kovid, vetëm në tetor, janë shtatë qytetarë të komunës së Bujanocit të infektuae me Covid-19.
Nga fillimi i epidemisë në komunën e Bujanocit janë shënuar 204 raste të infeksionit me Covid-19.
Të hënën, drejtoresha vlerësoi se situata epidemiologjike në Bujanoc “është ende e qëndrueshme”.