fbpx

Kamberi: Mbetemi opozitë, Grup Parlamentar me SDA-në e Sanxhakut

Bujanoc, 21.10.2020.- Bartësi i Listës „ Lugina e Bashkuar „ në zgjedhjet e fundit parlamentare, Shaip Kamberi ka deklaruar sot se pohimet e presidentit, Aleksandar Vuçiq, për përfshirjen e pakicave në qeveri nuk nënkuptojnë edhe inkuadrimin e shqiptarëve në të.

Deputeti Kamberi, njëkohësisht edhe kryetar i PVD-së, përmes postimit në Facebook, ka potencuar gjithashtu se nuk janë kontaktuar nga e mandatuara për kryeministre, Ana Brnabiq, që nënkupton mos gatishmërinë e Beogradit zyrtar për problemet e  shqiptarëve në Luginë.

Në këtë drejtim, Kamberi theskon se e vetmja mundësi mbetet krijimi i grupit të përbashkët parlamentar me SDA-në e Sanxhakut dhe nga prizmi i opozitës të luftojnë për padrejtësitë që shteti vazhdon t’i bëjë në këto dy rajone.

Postimi i plotë i Kamberit:

Krijimi i qeverisë së re në Beograd me “pjesmarrje të pakicave” nuk nënkupton përfshirjen edhe të listës së përbashkët të partive shqiptare “Lugina e Bashkuar”. Pak ditë para krijimit të qeverisë së re, mandatarja Ana Brnabiq, nuk ka zhvilluar takime konsultative me listën shqiptare, duke dhënë kështu sinjalin e qartë për mungesë të vullnetit politik që, edhe kësaj radhe, shqiptarët të përfshihen në shumicën parlamentare.

Në këtë rast, në mungesë të një oferte serioze dhe mungesë të vullnetit për të konsideruar shqiptarët partner në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Lugina e Preshevës, listës shqiptare i mbetet e vetmja rrugë e krijimit të grupit parlamentar opozitar me SDA të Sanxhakut.

Problematika e ngjashme (të drejtat infividuale dhe kolektive) me të cilat përballet popullata e njërit dhe rajonit tjetër, qëndrimet dhe qëllimet e ngashme politike dhe vizioni për të ardhmen e rajonit e bëjnë SDA partner natyral të listës shqiptare me të cilin, shpresoj, do të bëjë grupin e përbashkët opozitar në përbërjen e re të parlamentit në Beograd, duke mbetur i vetmi grup opozitar ndër 250 deputetë sa ka Parlamenti.




Leave a Reply

Your email address will not be published.