Bujanoc, Beograd, 22 tetor 2020 (Foto N1) – Në rrjetet sociale janë shfaqur thirrjet për protestë kundër festivalit “Mirëdita – Dobar dan”, ndërkohë që hyrja në Qendrën për Dekontaminim Kulturor, ku do të mbahet festivali, është mbushur me mesazhe të ngjitura “Mirdita, natën e mirë”, raporton N1.
Sipas publikimit në Facebook, “Zavetnici” do të mblidhen para Tempullit të Shën Savës, nga ku do të drejtohen në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor dhe, siç thanë në njoftim, ka edhe disa organizata t tjera që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë.
Drejtori i programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe një nga organizatorët e festivalit “Mirdita – Dobar dan ” Ivan Gjurić, me rastin e festivalit dhe protestës së paralajmëruar të së djathtës, theksoi se nacionalizmi lulëzon në Serbi dhe Kosovë, ndërsa festivali synon takime mes të rinjëve dhe të përçojnë mesazhe të paqes në botë.
“Gënjeshtrat për festivalin janë përhapur për vite me radhë, dhe në fakt mesazhi është përhapja e paqes dhe pajtimit midis shoqërisë serbe dhe kosovare, dhe jo dhuna, urrejtja dhe ndarja,” tha Gjuriq.
Sipas tij, në festival do të flitet edhe për mënyrën se sit ë ruhet Deçani, ngase aktualisht atë nuk po e mbrojnë as Serbia dhe as Kosova, por është nën mbrojtjen e NATO-s. Ai shtoi se këtë vit, përveç teatrit, filmit dhe librave, festivali do të organizojë debate që trajtojnë çështje kryesore të drejtësisë tranzicionale dhe fillimin e punës së gjykatës së specializuar për UÇK-në, mënyrën e saj të punës dhe drejtësinë për viktimat jo-shqiptare.