Dr PAVLLOVIQ: NË BUJANOC NUK KA FËMIJË TË INFEKTUAR ME COVID-19

Bujanoc, 26 tetor 2020 – Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Bujanoc, Dr. Daliborka Pavlloviq, tha se në komunën Bujanocit nuk ka asnjë fëmijë të infektuar me Covid-19.

Në programin e mëngjesit të RTS ajo tha se fundjava në ambulancën Kovid kaloi e qetë me gjithsej 20 ekzaminime, duke shtuar se nga java e kaluar ka një rritje të numrit të kontrollimeve.

Gjatë tetorit, u regjistruan 11 raste të reja të me Covid-19, ndërkaq në Bujanoc janë shënuar 210 raste që nga fillimi i pandemisë.

Siç njoftoi Bujanovaçke, në mesin e të infektuarëve janë edhe disa punonjës të Shërbimit të emergjencës në këtë ent shëndetësor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *