fbpx

Në Ministrinë Kosovare të Drejtësisë nisin praktikën studentët nga Bujanoci

Bujanoc, 27. 10. 2020.- Ministri Kosovar i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se në ministrinë të cilën ai drejton do të nisin aftësimin profesional studentët nga komuna e Bujanocit.

E tërë kjo, sipas Selimit, për të mbështetur bashkëkombasit që jetojnë në Serbi.
Ndërkohë, këtë veprim e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Njoftimi i ministrit Selimi:

Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.