Daçiqi – Kamberit: Pse serbët janë jashtë qeverisjes në Bujanoc

Bujanoc, Beograd, 28 tetor 2020. Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç reagoi pas fjalimit të Shaip Kamberit, duke i quajtur të rreme akuzat e tij kundër Presidentit Vuçiç, Kryeministres Brnabiq dhe qeverisë serbe.

 

Daçiç tha se Kamberi nënçmon dhe fyen parlamentin dhe se ai, si kryetar Kuvendi, nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

 

– Në komunën e Bujanocit serbët përbëjnë 50% të popullatës, ndërkaq ata nuk janë pjesë e qeverisjes lokale – tha Daçiq duke i reaguar deputetit Kamberi.

 

Fjalimi i deputetit nga Bujanoci provokoi reagime të deputetëve të tjerë të shumicës parlamentare.

 

Deputetët sot do të votojnë për qeverinë e re, ndërsa grupi parlamentar i Kamberit, “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak”, me 6 deputetë, është e vetmja opozitë në Kuvend




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *