KAMBERI FTESË VUÇIQIT PËR NDËRTIMIN E NJË FABRIKE EDHE NË BUJANOC,SHQIPTARËT NUK DO TA VOTOJNË QEVERINË E RE

Bujanoc, Beograd, 28 tetor 2020 – Shaip Kamberi tha në Parlamentin Serb se grupi parlamentar Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak nuk do të mbështesë Qeverinë e Ana Brnabiq dhe i bëri thirrje Presidentit Vuçiç të hapte një fabrikë edhe në Bujanoc.

Kamberi tha se Brnabiq, e cila ka qenë kryeministër deri më tani, nuk kishte realizuar ndonjë marrëveshje me shqiptarët në jug të Serbisë dhe se për këtë shkak erdhi edhe deri te ndërprerja e dialogut.

Ai përsëriti se shqiptarët ishin të diskriminuar dhe se rajoni ishte nën një “rrethim të legalizuar nga forcat ushtarake dhe policore”.

Ai gjithashtu iu referua situatës së keqe ekonomike në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, si dhe në Sanxhak.

– Ne jemi pa investime dhe shohim se Vuçiç po hap fabrika nga Subotica deri në Vranje. Pra deri në Vranjë, por jo edhe në Bujanoc. Prandaj e ftoj atë të hapë një fabrikë edhe në komunën tonë – tha Kamberi.

Ai i bëri thirrje Ana Brnabiqit të pyeste për strukturën etnike të të punësuarve në Spitalin e Vranjës, kadastrin ose vendet e pagesave rrugore, ku nuk ka asnjë shqiptarë të punësuar.

– Ka njerëz po aq të varfër në Bosilegrad, si dhe ata në Bujanovac, pavarësisht nga kombësia e tyre. Politika e qeverisë është duke thelluar krizën dhe dallimet në jug të Serbisë, dhe kjo është arsyeja pse ne nuk do ta votojmë kabinetin qeveritar të propozuar nga mandatarja Ana Bërnabiq. Sa më i shkurtër të jetë mandati i kësaj qeverie, aq më më mire do të jetë për qytetarët, përfundoi Kamberi.

Sot, Kuvendi i Serbisë voton për zgjedhjen e qeverisë së re, ndërsa grupi parlamentar Lugina e bashkuar – PAD Sanxhak me 6 mandate, është opozita e vetme në parlament.

Kamberi pozvao Vučića da otvori jednu fabriku i u Bujanovcu, Albanci neće glasati za novu vladu




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *