LEKSIONI I PROFESOR KAMBERIT

Shkruan: N. Llaziq

Bujanoc, 29 tetor 2020 – Banorët e Bujanocit dje kishin shumë arsye për të qenë krenarë nëse me me kujdes e kanë përcjellur performancën e bashkëqytetarit të tyre Shaip Kamberi në Parlamentin Serb, veçanërisht ata që kuptuan kontekstin e përkufizimit nga ana e tij të klimës shoqërore në Serbi dhe zonën e saj më jugore.

Dhe konteksti është, të paktën për ne këtu, shumë i thjeshtë!

Deputeti Kamberi nuk foli si një “shqiptar nga Lugina e Preshevës”, por si një qytetar i Serbisë, Serbisë së “Dimitrije Tucoviqit, Danilo Kishit, Bogdan Bogdanoviqit, Ivan Gjuriqit, Borka Paviceviçeviqit”, të cilët kujdesen njëjtë për vendin në të cilin jetojnë si të gjithë ne që kemi emra dhe mbiemra pak më ndryshe.

Çfarë nuk është e vërtetë në fjalinë e mëposhtme: “Zorani, Sllavica, Gorani dhe Vesna nga Vranja, Surdulica, Bosilegradi, Trgovishta janë po aq të varfër dhe të papunë sa Iliri, Teuta, Vjollca, Alma dhe Muhamedi nga Bujanoci, Tutini, Presheva dhe Sjenica”

Pas leksionit të tij, nuk mund të priteshin reagime më të ndryshme nga ato që dëgjuam nga kreu i parlamentit dhe kryeministri, floskula dhe shpërfillje që reduktohen në atë që tashmë dihet “po çfarë na bëre ju neve” dhe “ku janë serbët në qeverisjen lokale”, krahas injorimit të kolegut deputet.

Mirëpo, ne nuk kemi dëgjuar përgjigje në asnjërën prej pyetjeve kuptimplota nga deputeti i Luginës së Bashkuar nga Bujanoci, të njërit prej 6 deputetëve të opozitës në parlament.

Ose, çfarë nuk është e vërtetë nga ajo që tha Shaipi?

A kishte një transport të organizuar nga shteti për bartjen e kufomave të civilëve shqiptarë nga Kosova?

A ishin varrosur ata në Batajnicë, Petrovo Sello dhe në objektet e tjera të forcave shtetërore të sigurisë?

A është zbuluar sfondi i vrasjes së Kryeministrit Gjingjiç?

A është zëdhënës i Mira Markoviqit, ai që sot është ministër i policisë e që deri dje ishte ministër i ushtrisë?

A ka ndonjë shqiptar në poste drejtuese në Spitalin rajonal në Vranjë?

Për ne të tjerët, profesor Kamberi nga Tërnoci, komuna e Bujanocit, dha një mësim mbi dinjitetin njerëzor, guximin, erudicionin, një leksion shërues për një perceptim pak më ndryshe të jetës sonë, veçanërisht për neve që jemi shumica

Çfarë nuk është e vërtetë në fjalinë e mëposhtme: “Zorani, Sllavica, Gorani dhe Vesna nga Vranja, Surdulica, Bosilegradi, Trgovishta janë po aq të varfër dhe të papunë sa Iliri, Teuta, Vjollca, Alma dhe Muhamedi nga Bujanoci, Tutini, Presheva dhe Sjenica”

Dhe së fundmi:

“Disa ditë më parë dëgjuam këtu se Kryetari Vuçiç po hapte fabrika nga Subotica deri në Vranje. Praktikisht deri në Vranjë, jo në Bujanoc dhe Preshevë, Tutin apo Sjenicë. Dhe mos më thoni se në ato komuna qeverisja lokale është në duar të shqiptarëve ose boshnjakëve. Sepse, me atë rast nuk u tha se ato fabrika hapen nga kryetarët e komunave nga Subotica deri në Vranjë, por se ato po i hapë kryetari Vuçiq. Unë i bëj thirrje Presidentit Vuçiq të hapë të paktën një fabrikë në komunat tona “.

Kamberi jo vetëm që u dha një mësim qeverisë, sepse qeveria edhe duhet të kritikohet nga opozita. Ai njëjtë ia lexoi edhe mësimin elementar opozitës së lodhur dhe të pa dinjitet të Serbisë.

Uluni, njësh – u tha si qeveritarëve po ashtu edhe opozitarëve, profesori i rreptë Kamberi.

Neve të tjerëve, deputeti ynë nga nga Tërnoci, komuna e Bujanocit, na dha një mësim mbi dinjitetin njerëzor, guximin, erudicionin, një leksion shërues për një perceptim pak më ndryshe të jetës sonë, veçanërisht për neve që jemi shumica.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *