Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 2 nëntor 2020. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, refuzoi të deklarohet për portalin Bujanovçke rreth hyrjes së SNS-it në qeverinë komunale, edhe pse ai kishte njoftuar më parë se bisedimet për këtë do të vazhdonin pas formimit të Qeverisë serbe, andaj qytetarët mbetën pa prëgjigje në këtë dhe disa pyetje të tjera që i kishim përgatitur.
Në të vërtetë, Arifi e kushtëzoi deklaratën për portalin tonë ashtu që pyetjet t’i referohen temave nga seanca e sapo përfunduar e Këshillit Komunal, ndërsa pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bisedimet e paralajmëruara me SNS-in, ai u largua pa koment.
Mirëpo Bujanovaçke nuk morën një shpjegim të situatës në lidhje me asfaltimin e rrugës kryesore, edhe pse kjo çështje ishte temë diskutimi edhe në seancë.
– Ju duhet të kishit dëgjuar atë që thashë – tha presidenti ndërsa po largohej.
Ne donim të pyesnim Arifin për detajet në lidhje me rindërtimin e rrugës kryesore, e cila po zgjatë për më shumë se dy muaj, edhe pse pushteti lokal po insiston se nuk është kompetente për këtë projekt, mandej prisnim sqarime mbi raportet në koalicionin qeverisës dhe përgjigjet në një sërë pyetjesh të tjera, me interes për qytetarët, si bie fjala për pastërtinë e qytetit, shpenzimeve publike dhe rreth projekteve të infrastrukturës.
Ndërsa kryetari kishte qasje tjetër ndaj Radio Televizionit të Bujanocit.