fbpx

PËR TETË DITËT E NËNTORIT 38 RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Bujanoc, 9 nëntor 2020 – Nga 1 deri më 8 nëntor në territorin e Bujanocit janë regjistruar 38 raste pozitive në virusin korona, ndërkaq numri i rasteve nga fillimi i pandemisë është rritur në 244, tha për Bujanovaçke Dr. Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit.

Bëhet fjalë për pacientë të testuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe në EMSHP në Vranjë.

“Aktualisht nuk kemi të dërguara mostra të tjera për testim ,” tha ajo.

Sipas saj, në këtë periudhë, 310 pacientë janë ekzaminuar në ambulancën Kovid, prej tyre 18 fëmijë.

– Kemi 22 raste të regjistruara të infeksionit nga radhët e punonjësve të Shtëpisë së shëndetit, deklaroi ajo.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Bujanovaçke në orët e hershme të ditës së sotme, si pasojë e infeksionit me virusin korona, në QSH në Vranjë, mbrëmë ka vdekur një burrë nga Bujanoci, ndërkaq epidemiologët po e vlerësojnë situatën në të gjithë rrethin si të paqëndrueshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published.