Kryediplomatja Haradinaj takon deputetin Kamberi

Bujanoc, 10.11.2020.-Ministrja kosovare e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka pritur sot deputetin popullor, Shaip Kamberi.

Me këtë rast, kryediplomatja Haradinaj ka vlerësuar lartë rolin e Kamberit në parlamentin republikan duke e quajtur flamurtar të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Postimi i plotë i ministres Haradinaj:

Nder i veçantë të takoj sot z. Shaip Kamberi, Kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar Shqiptare në Parlamentin e Serbisë, flamurtar i të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve në Serbi, e zëri i fuqishëm i Luginës për barazi, drejtësi e të drejta të plota.


Me Z. Kamberi biseduam për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, për të drejtat e përfaqësimit politik në nivel lokal e qendror, për të drejtën për arsim në gjuhën amtare, për mundësi të rritjes profesionale e për ushtrim të lirë të ndjenjës kombëtare. Është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për Luginën dhe shqiptarët në Serbi, e përmes nismave të fundit, ne do t’u gjindemi bashkëkombasve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej.
E palëkundshme është puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit. I shpreha Z. Kamberi gatishmërinë e plotë për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi të vazhdueshëm në funksion të koordinimit të veprimeve në të mirë të bashkëkombasve tanë.
Kosova është e drejtë dhe e fortë, dhe pakundërshtimisht e vendosur për të vulosur drejtësinë për popullin dhe qenësinë e saj, e për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Serbi.


Duke i dhuruar librin emblematik të ish ushtares së UÇK-së dhe zëdhënëses së Zonës Operative të Dukagjinit heroinës së ndjerë, Fetnete Ramosaj me titull ‘KUNDËR HARRESËS: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999’ dhe ornamentin e punuar nga motrat tona, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, i premtova z.Kamberi se do të jemi përkrah njëri tjetrit në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *