Nga: N. Stevanovi
Bujanoc, 11 nëntor 2020 – Është konformuar se edhe katër punonjës të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc janë prekur me virusin Covid-19, tha drejtoresha e këtij enti në Bujanoc, Dr. Daliborka Pavlloviq.
Sipas saj, ende nuk kanë ardhur të gjitha rezultatet e 18 testeve të kryera të martën.
Sot para dite Bujanovaçke publikoi kumtesën e Shtabit të Vranjës për situata të jashtëzakonshme, ku thuhet se në Bujanoc janë regjistruar edhe 6 raste të reja me Covid-19.
Që nga fillimi i epidemisë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, 26 punëtorë janë prekur nga virusi Covid-19.
Të martën u kryen 63 ekzaminime në ambulancën lokale për covid.